Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Shqiptari i vë flakën gruas në shtëpi, fqinjët shohin tmerrin me sy

Shqiptari i vë flakën gruas në shtëpi, fqinjët shohin tmerrin me sy
December 13
12:55 2019

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kalamata të Greqisë. Mediat greke raportojnë se një shtetas shqiptar i ka vënë flakën  gruas së tij. Kjo skenë ka alarmuar edhe fqinjët përreth dhe thuhet se skena e frikshme ka ndodhur në banesë në kohën kur dy fëmijët e çiftit nuk kanë qenë aty.

Gruaja e shqiptarit ka shpërthyer në britma dhe kjo ka bërë që fqinjët të alarmuar të njoftojnë menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet pa humbur kohë.

Fqinjët e çifti shqiptar kanë pohuar se në shtëpinë e tyre dëgjonin shpesh zëra dhe të bërtitur.

Dyshohet se shkak për krimin makabër është bërë xhelozia. Pas ngjarjes horror, të dy janë  dërguar në spital, ndërsa gruaja ka marrë plagë të shumta dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Fëmijët e çiftit që jetonte prej vitesh ne Greqi, 18 dhe 16 vjeç, për fat të mirë nuk kanë  qenë në shtëpi kur babai tentoi ta digjte të gjallë nënën e tyre.

Share