Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqiptari i jep fund jetës në burgun e Malandrinos

Shqiptari i jep fund jetës në burgun e Malandrinos
September 12
16:32 2016

 

Një shqiptar, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Malandrinos, ka varur veten në qelinë e tij. Bëhet fjalë për një 49-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Siç bëjnë me dije mediat greke, rojat e burgut e kanë gjetur viktimën të varur në qeli mesditën e së dielës. 49-vjeçari ishte i dënuar për vrasje.

Sakaq, policia greke ka filluar menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat është kryer vetëvrasja./Blitz.al/

Komento
Shperndaje