Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqiptari “hero” në Itali, shpëton jetën e katër të rinjve!

Shqiptari “hero” në Itali, shpëton jetën e katër të rinjve!
September 25
17:24 2017

Një shqiptar është shndërruar në “hero” nga mediat italiane, për shkak të një veprimi human që ai ka bërë.

Ai po kthehej nga puna kur ka parë një makinë të përfshirë nga flakët, shqiptari i quajtur Zabit është ndalur dhe ka konstatuar që në makinë ndodheshin 4 të rinj italian 3 djemë dhe një vajzë  që ishin bllokuar.

Ai i ka nxjerrë menjëherë jashtë dhe i ka dhënë ndihmën e parë raportojnë mediat italiane, ndryshe nga shoferët e tjerë që gjithashtu kishin ndaluar apo thjesht fotografonin dhe bënin video ngjarjes.

“E pashë makinën të përfshirë nga zjarri dhe ndalova. Ishin 4 të rinj brenda, një vajzë dhe tre djem, të cilët dukeshin të tronditur, ndoshta nga tymi. I tërhoqa ata nga makina. Kjo është e vetmja gjë që duhet të bëja”, ka thënë Zabiti për mediet lokale.  /Blitz.al/

Shperndaje