Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqiptari fiton 168 milionë euro në Lotarinë Kombëtare në Bruksel

Shqiptari fiton 168 milionë euro në Lotarinë Kombëtare në Bruksel
October 14
10:40 2016

Një belg me origjinë shqiptare ka fituar në Lotarinë Kombëtare “EuroMillions” në Bruksel një shumë prej 168 milionë eurosh.

45-vjeçari vuri bast me 15 euro dhe fitoi një shumë marramendëse. Ai kishte zgjedhur 5 numra të cilët rezultuan me fat.  Gjithashtu ai tregon se ka 10 vjet që luan “EuroMillions”.

“Unë nuk mund ta besoj këtë, isha duke kontrolluar në kompjuter dhe pashë që kisha fituar miliona euro në Lotarinë Kombëtare. Me një pjesë të këtyre parave dëshiroj që të ndihmoj njerëzit në nevojë, pasi edhe mua më ranë nga qielli. Madje mund të them se tani është e sigurt që do të vazhdoj të luaj e nuk heq dorë”,- ka thënë ai.

Njerëzit e asaj zone e cilësojnë shqiptarin si një njeri miqësor dhe të dashur./Blitz.al/

Shperndaje