Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqiptari filmon ç’la pas uragani “Matthew”, videoja e tij shndërrohet në virale

Shqiptari filmon ç’la pas uragani “Matthew”, videoja e tij shndërrohet në virale
October 12
13:17 2016

Një video e një shqiptari në Amerikë, regjistruar pas kalimit të uraganit “Matthew”, është shndërruar në virale. Videoja, e cila ka marrë më shumë se 86.000 shikime, u regjistrua nga shqiptari Tony Lulgjuraj në “Facebook live”.

Për shumë njerëz ai ofroi një shërbim publik të nevojshëm, pasi pasqyroi një paraqitje fillestare të shtëpive të banorëve të “Flagler Beach”, atë ç’ka kishte lënë pas uragani “Matthew”.

“Të gjithë ata me të cilët kam biseduar më kanë thënë se u bëra për ta “sytë dhe veshët e tyre”. Bëra shumë miq. Njerëzit vinin tek unë. Më puthnin, më përqafonin dhe qanin. U solla atyre shpresë dhe ata ndiheshin të lumtur”, – është shprehur shqiptari Tony Lulgjuraj.

Ai ka treguar se idenë për të përdorur opsionin “live” të Facebook-ut e mori nga kushëriri i tij. Kurrë më parë nuk kishte dëgjuar për këtë opsion. Mendoi të bënte diçka në kohë reale. Shqiptari shprehet se reagimet ishin të shumta. Banorë të ndryshëm i kërkonin të kalonte pranë shtëpive të tyre për të parë në kohë reale situatën.

Shkak i “shëtitjes” së tij nëpër zonë ishte bërë shqetësimi për lokalin e tij, një biznes familjar me nënën dhe vëllanë. Pas stuhisë, ai ofroi ushqim dhe pije për të pafuqishmit. “Ne jemi një qytet i vogël, komunitet i vogël. Çdokush punon me të tjerët, si një ekip”,- tha ai. /Blitz.al/

shqiptari2

shqiptari3

shqiptari4

shqiptari5

Etiketimet
Shperndaje