Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqiptarët, peticion kundër rritjes së taksave për blerjet online

Shqiptarët, peticion kundër rritjes së taksave për blerjet online
July 29
16:31 2016

Është duke u përhapur me shpejtësi në rrjete sociale një peticion i nisur nga qytetarët, të cilët ia drejtojnë kryeministrit Rama duke i kërkuar që vendimi mbi  mënyrën e re të tatimit të blerjeve online të rishikohet.

Sipas nismëtarëve të këtij peticioni bëhet me dije se qeveria shqiptare ka ndërmarrë një vendim që i taton shtetasit shqiptarë 7 herë më shumë për blerjet online. Ky peticion është krijuar në website-in “avaaz” dhe në momentin që do të përfundojë do t’i dërgohet menjëherë kryeministrit Rama.

Të interesuarit për të nënshkruar peticionin, i cili kërkon vetëm adresën tuaj të email-it dhe arsyen se pse ky peticion është i rëndësishëm për ju, mund ta gjeni duke klikuar  (ndiq këtu) .

Komento
Shperndaje