Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria, vendi me çmimet më të ulëta të kokainës dhe të kanabisit

Shqipëria, vendi me çmimet më të ulëta të kokainës dhe të kanabisit
September 18
12:39 2017

Droga, më specifikisht kanabisi, ka qenë kryefjala e opozitës dhe disa raporteve për Shqipërinë në 4-vjeçarin e kaluar.

Nga disa të dhëna që Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet ka mbledhur rezulton se Shqipëria ka çmimin më të ulët të kanabisit dhe të kokainës, si dhe mundësinë më të lartë për përdorues gjatë jetës.

Për disa ekspertë, kjo ndodh sepse Shqipëria konsiderohet si vend origjine për kanabisin.  Në vendin tonë, pjesa më e madhe e drogës ka për qëllim kalimin e saj në Europë, por një sasi mbetet në vend, duke rritur kështu ofertën dhe duke ulur çmimin.

Një tjetër faktor është se Shqipëria ka një fuqi blerëse të ulët dhe rrjedhimisht përdoruesit nuk munden të blejnë drogë të shtrenjtë.

Nga të dhënat e krahasueshme për vendet e rajonit për sa i përket kanabisit, renditemi të dytët pas Kroacisë për përdorimin gjatë jetës.

Kjo situatë ka një rrezik të lartë për vendin tonë, sepse mund të arrijë ta kthejë Shqipërinë në një vend për destinacionin e drogës së lirë. /Blitz.al/

Shperndaje