Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria solidarizohet, MPJ: Mbështesim Maqedoninë për tejkalimin e situatës

Shqipëria solidarizohet, MPJ: Mbështesim Maqedoninë për tejkalimin e situatës
August 07
16:29 2016

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë ndaj Maqedonisë që është përballur së fundmi me përmbytjet, të cilat kanë shkaktuar një bilanc të rëndë.

Bëhet e ditur se ministri Bushati ka biseduar ditën e sotme me ministrin e Jashtëm, Nikola Poposki, ministrin e Integrimit Arbër Ademi dhe me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, të cilëve u ka shprehur ngushëllimet më të ndjera për familjarët e viktimave dhe solidaritetin për tejkalimin e kësaj situate të vështirë.

“Shprehim gatishmërinë e plotë për të mbështetur autoritetet qendrore dhe vendore të Maqedonisë për tejkalimin e kësaj situate të rëndë humanitare”, – ka deklaruar Bushati. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje