Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria sërish në protestë, këtë herë për çmimin e naftës!

Shqipëria sërish në protestë, këtë herë për çmimin e naftës!
July 15
07:34 2019

Java nis sërish me protesta në Shqipëri.

Pas projekt ligjit të qeverisë për të rritur çmimin e karburantit, pavarësisht se Shqipëria ka aktualisht çmimet më të larta në rajon dhe Europë, në rrjetet sociale po bëhen thirrje që ditën e sotme qytetarët, përdorues automjetesh dhe jo vetëm, të protestojnë kundër kësaj nisme të qeverisë!

“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale.

Thirrja është përkrahur nga shumë qytetarë, të cilët nesër pritet ti bashkohen protestës paqësore.

burimi: Syri.net

Komento
Shperndaje