Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria pëson dëme ekonomike nga përmbytjet. Organizata e Kombeve të Bashkuara jep shifrat tronditëse…

Shqipëria pëson dëme ekonomike nga përmbytjet. Organizata e Kombeve të Bashkuara jep shifrat tronditëse…
December 07
12:16 2017

Përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës i krijuan dëmet ekonomike më të mëdha Shqipërisë gjatë periudhës 1990-2014, sipas përllogaritjeve të bëra nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga fatkeqësitë (UNISDR).

Gjatë 24 viteve, 38.2 për qind e dëmit ekonomik është krijuar nga përmbytjet dhe 33.5 për qind nga rrëshqitja e tokës, ndërsa 7 për qind janë dëme të krijuara nga përmbytjet e shpejta. Pjesa e mbetur e dëmeve prej rreth 20 për qind ndahet ndërmjet dëmeve që kanë sjellë tërmetet, shtrëngatat, zjarret, stuhitë e borës etj.

Gjatë periudhës 1990-2014 në Shqipëri janë shkatërruar plotësisht 118 shtëpi, janë dëmtuar rëndë rreth 2000 të tjera dhe janë zhvendosur nga vendbanimet më shumë se 3600 njerëz. Dëmi ekonomik ka qenë 21 milionë euro, por sipas autoriteteve shqiptare humbjet nga fatkeqësitë natyrore janë shumë herë më të larta, me 36 milionë euro në një vit kalendarik.

Që prej vitit 2010 Shqipëria ka pësuar të paktën 4 përmbytje të mëdha, por qeveria përmbytjen e fundit nuk e përllogariti si katastrofë natyrore. Për pasojë ndihmat nga jashtë dhe detyrimet e brendshme për kompensim janë vetëm në bazë vullnetare.

Drejtoria e Emergjencave Civile në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare llogarit një kosto prej 35 milionë eurosh në vit që i krijohet vendit nga fatkeqësitë natyrore të tilla si përmbytjet, tërmetet, zjarret etj. Që nga 2009-ta, ku përmbytjet kanë vijuar me intensitet të lartë, dëmi në total në vlera neto i krijuar deri në fund të 2015-ës llogaritet rreth 200 milionë euro.

Vetëm nga reshjet e 6 janarit 2015 që krijuan përmbytje në disa zona në Shqipërinë e Mesme dhe në Jug të vendit, dëmi u llogarit në rreth 15 milionë euro, nga të cilat rreth 9 milionë euro u krijuan nga shembja e rrugëve dhe urave. /Blitz.al/

 

Shperndaje