Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria në rënie të lirë në listën e FIFA-s

Shqipëria në rënie të lirë në listën e FIFA-s
January 12
11:59 2017

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit vijon rënien e lirë në listën e përgjithshme të renditjes nga institucioni i futbollit FIFA.

Skuadra jonë kombëtare ka vijuar të humbasë pozicione edhe në muajin e fundit e tashmë gjendet jashtë 50 vendeve më të mira të futbollit.

Vetëm në muajin e fundit, ekipi ynë përfaqësues ka kaluar nga vendi i 49-të në të 51-in, duke humbur kështu edhe 2 pozicione të tjera.

Pranë nesh në renditjen aktuale janë Greqia në vendin e 42-të, Serbia në të 45-in, ndërkohë që kemi arritur të kalojmë në renditje Izraelin dhe Rusinë nga ekipet me nivel.

Në kushtet kur skuadra muajt e fundit nuk ka luajtur shumë pritet që të humbasë akoma pozicione, pasi tashmë pritet të nisë Kupa e Afrikës dhe me siguri disa vende afrikane që ndodhen poshtë nesh në renditje pritet të na kalojnë, duke bërë që të zbresim akoma më tepër pozicione.

Renditja më e mirë që arriti Kombëtarja jonë ishte vendi i 36-të në muajt pas Europianit 2016-të.

Ndërkohë, Kosova ndodhet në vendin e 166-të.  /Blitz.al/

Shperndaje