Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria në Lojërat Olimpike, Klodiana Shala akuzon Ramën për gjendjen e mjeruar të sportit

Shqipëria në Lojërat Olimpike, Klodiana Shala akuzon Ramën për gjendjen e mjeruar të sportit
August 07
15:40 2016

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Klodiana Shala, ka akuzuar kryeministrin Rama për gjendjen e mjeruar të sportit shqiptar në Lojërat Olimpike. Në deklaratën për mediat pas skandalit me atleten shqiptare që nuk kishte kostum për të parakaluar përkrah përfaqësuesve të tjerë shqiptarë, Klodiana Shala si përfaqësuese e PD-së shprehet ndër të tjera:

“Hipokrizia e tij me sportin është e dukshme tashmë para gjithë shqiptarëve. Ai bën show, dhe jo punë. Nuk është serioz. Nuk e do sportin, por e përdor atë kur i duhet. Edi Rama abuzoi me suksesin e kombëtares tonë të futbollit duke dashur të përfitojë kredite. Ai kujtohet për sportin vetëm kur i hyn në punë ose kur e kthen në avantazh elektoral, ose kur bën afera financiare, siç është kulla e paprecedent bashkë me qendrën tregtare në qendër të Tiranës, një histori tronditëse korrupsioni.”

Më tej, këshilltarja demokrate akuzoi kreun e Qeverisë se e sheh sportin si instrument politik propagandues dhe jo si një sektor ku është e nevojshme të investohet. /Blitz.al/