Blitz

 Breaking News

Shqipëria në izolim/ Ndëshkohen 154 këmbësorë, 129 drejtues mjetesh dhe 17 biznese

Shqipëria në izolim/ Ndëshkohen 154 këmbësorë, 129 drejtues mjetesh dhe 17 biznese
March 22
10:40 2020

Tiranë- Janë shoqëruar 41 shtetas nga policia, pasi nuk respektuan oraret kufizuese dhe nuk iu bindën urdhrit për t’u futur në banesa, si pasojë e masave mbrojtësw kundër Covid-19, i cili ka gjunjëzuar globin.

Si pasojë këta individë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, siç edhe ishte paralajmëruar nga institucionet përkatëse.

“Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 154 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë” njofton policia.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 129 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

 

Share