Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria ka numrin më të lartë në botë të të rinjëve që duan të largohen nga vendi

Shqipëria ka numrin më të lartë në botë të të rinjëve që duan të largohen nga vendi
November 08
13:49 2018

Vrojtimi i ri kompanisë së njohur të sondazheve “Gallup” na njeh me përqindjen e të rinjëve që duan të largohen nga vend i tyre, në shumicën e shteteve të botës.

Shifrat tregojnë se 79% e rinisë shqiptare duan të emigrojnë përgjithmonë nga vendi ynë, duke na rënditur kështu në vendin e parë jo vetëm në rajon por edhe në botë. Madje shtetet e tjera janë me diferencë të theksuar mbrapa, përfshirë dhe ato vende ku ka luftë apo konflikte të armatosura.

Për shumë vite, mosha e re e popullsisë tonë është konsideruar nga ekspertët e ekonomisë dhe analistët si shpresa më e madhe e kalimit të tranzicionit me sukses dhe zhvillimit të shpejtë. Por tani jo vetëm që mosha është rritur ndjeshëm, shkak i lindshmërisë së vogël dhe emigracionit, por dhe të rinjtë e shkolluar nuk e shohin të ardhmen në Shqipëri.

Arsyet kryesore pse të rinjtë duan të largohen në mënyrë kaq masive është mungesa e mundësive, e vendeve të punës dhe mbi të gjitha e shpresës për të ardhmen. Shifrat e INSTAT ne fakt janë në raport të drejtë me këtë përqindje, pasi në tremujorin e dytë të 2018, papunësia tek moshat nga 15 feri në 29 vjeç ishte gati 22.6%, dy herë më e lartë se papunësia mesatare.

Sipas Top Channel shifra e dytë më e madhe e të rinjëve që duan të largohen në rajon e ka Bosnje Hercegovina me 62%, në vendin e tretë është Maqedonia me 51% dhe nga pas ii ndjek Serbia dhe Mali i Zi.

Largimi i të rinjëve nga Shqipëria, sidomos atyre që janë të kualifikuar në fusha të rëndësishme si mjekësia apo inxhineria, është një nga problemet më alarmante të vendit tonë dhe pasojat në të ardhmen e afërt mund të jenë shumë negative. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje