Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria hap përpara, Qeveria miraton planin e LGBTI

Shqipëria hap përpara, Qeveria miraton planin e LGBTI
May 26
10:56 2016

Qeveria ka miratuar ditën e djeshme Planin Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Republikën e Shqipërisë, 2016-2020, një hap tjetër përpara ky sa i përket të drejtave dhe lirive të këtij komuniteti. Miratimi i planit ngarkon të gjitha institucionet e përmendura në të për zbatimin e këtij vendimi.

Qëllimet strategjike të këtij dokumenti janë tre:

  1. Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional, si dhe rritja e  ndërgjegjësimit  për mosdiskriminimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI, në përputhje me standardet ndërkombëtare;
  2. Eliminimi i të gjitha formave të diskriminimit ndaj komunitetit LGBTI, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të strukturave të rendit dhe sigurisë;
  3. Përmirësimi i aksesit në shërbimet e punësimit, edukimit, shëndetësisë, strehimit dhe sporteve për personat LGBTI, duke garantuar mundësi dhe të drejta të barabarta.

Hartimi dhe zbatimi i këtij plani lidhet ngushtësisht me detyrimet që rrjedhin nga një sërë dokumentesh ndërkombëtare si: rekomandimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës CM/Rec (2010) për Shtetet anëtare në lidhje me “Masat për luftën kundër diskriminimit për shkaqe të orientimit seksual ose identitetit gjinor”; rekomandimet e shqyrtimit të Shqipërisë sipas Mekanizmit Universal Periodik (UPR); Raporti i Komisionit Europian për vitin 2015, kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) për Shqipërinë; IDAHO 2014.

Miratimi i planit vjen paralelisht me një lehtësi tjetër të mundësuar nga politika shqiptare që po përfshin në Kushtetutë edhe ndalimin e diskriminimit për shkak të orientimit seksual. Këto hapa i hapin rrugë dhe zhvillimeve të mëpasshme për të ligjëruar martesat brenda të njëjtit seks.

Burimi: Mapo

Etiketimet
Shperndaje