Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria fiton përballë Lihtenshtejnit, De Biazi: Luajtëm mirë, me një skemë ndryshe nga herët e tjera

October 06
23:00 2016

shqiperiaa

Kombëtarja Shqiptare ka fituar në sfidën e saj të dytë brenda grupit, duke shënuar dy gola kundrejt Lihtenshtejnit në stadiumin e Vaduzit. Goli i parë i shënuar nga Jahmir Hyka dhe më pas ai i Bekim Balajt kanë siguruar 3 pikëshin për Shqipërinë, duke bërë që kuqezinjtë të renditen të parët në grup me gjashtë pikë.

Në fjalën e tij pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Gianni De Biazi tha se ishte një ndeshje deri diku e luajtur mirë, duke marrë në konsideratë skemën e ndryshme nga herët e tjera.

“Më bëhet qejfi shumë për Balaj. Kishte nevojë të vazhdonte me të njëjtin ritëm të shënuar gjatë ndeshjeve të fundit. Jam shumë i lumtur edhe për Hysaj, ishte një gol i mirë. Mund të themi se deri tani kemi pasur një kalendar të favorshëm. Pavarësisht se renditemi të parët në grup, Italia dhe Spanja mbeten favoritët e këtij grupi”, -u shpreh De Biazi, i cili bëri të ditur se për ndeshjen me Spanjën, lojtarët do të përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje