Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria, e 13-ta në botë për tregtinë e lirë

Shqipëria, e 13-ta në botë për tregtinë e lirë
January 03
11:40 2017

Një raport i “Heritage Foundation”, i publikuar së fundmi, e rendit Shqipërinë të 13-n në botë nga 186 ekonomi në total, në indeksin e tregtisë së lirë për vitin 2017.

Në bazë të këtij raporti, në nivel rajonal Shqipëria është e para për tregtinë e lirë.

Ky është një tregues domethënës për vendet  që aplikojnë barriera të ulëta tregtare, duke ndikuar kështu në zgjerimin e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen  ekonomike.

Indeksi bazohet kryesisht në peshën që zënë tarifat doganore si dhe barrierat jotarifore.

Raporti publikohet çdo vit nga “Heritage Foundation” dhe këtë vit Shqipëria rezulton të jetë përmirësuar me 20 pozicione në renditje.

Ky është një ndër raportet e pakta në të cilat Shqipëria paraqitet me tregues pozitivë, pasi në shumë raporte të publikuara përgjatë vitit, Shqipëria ka probleme në shumë fusha, duke u renditur shumë poshtë edhe në raport me fqinjët.  /Blitz.al/

Shperndaje