Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria, destinacioni i fundit për investime nga gjermanët

Shqipëria, destinacioni i fundit për investime nga gjermanët
April 12
12:48 2016

Për gjermanët, Shqipëria renditet e fundit si destinacion investimesh. Ka qenë Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHA), e cila në sajë të anketimit të kryer në 20 vende nga Europa Lindore e rendit Shqipërinë në vendin e 19-të. I vetmi vend që ne lemë pas është Kosova.
Gjatë prezantimit nga Dhoma Gjermane mbi ecurinë ekonomike të këtij viti në Shqipëri, 56 për qind e bizneseve e vlerësojnë situatën negative në 2016-n, krahasuar me 47 për qind në 2015-n. Vetëm 38 për qind e bizneseve të anketuara e vlerësojnë situatën në 2016-n si të kënaqshme.

Sa i takon situatës aktuale, 5 për qind e të anketuarve kanë dhënë vlerësimin “mirë” për situatën ekonomike, krahasuar me vitin e kaluar kur këtë vlerësim e kishin 19 për qind e bizneseve.

Kreu i Dhomës Gjermane Anette Kasten ka deklaruar se pika kryesore ku ka nevojë për përmirësim situata në vendin tonë është forcimi i shtetit të së drejtës, shkruan “Monitor”.
Rekomandimet që DIHA ka dhënë për përmirësimin e klimës në vendin tonë janë:
1. Personeli i qëndrueshëm: nevojiten persona kontakti që kanë vite që punojnë në sektor. Sipas vëzhgimeve, në rajon personat e kontaktit nuk ndryshojnë.
2. Shkëmbimi në nivel ministror: Është një pikë shumë e mirë, por duhet që edhe specialistët të kenë zë.
3. Shteti i së drejtës dhe taksat: Bizneset gjermane mendojnë se firmat e huaja kontrollohen 20 herë më shumë se vendaset.

Etiketimet
Shperndaje