Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëri – Serbi në Nish, Vuçiç: S’do të ketë mbledhje të qeverive

Shqipëri – Serbi në Nish, Vuçiç: S’do të ketë mbledhje të qeverive
August 18
12:51 2016

Takimi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet që të ketë në fokus zhvillimin ekonomik të dy vendeve dhe investimet në rajon. Ky takim  do të zhvillohet në muajin tetor në Nish të Serbisë.

Kreu i qeverisë serbe ka hedhur poshtë spekulimet se në Nish do të zhvillohet edhe një mbledhje e përgjithshme e qeverisë shqiptare me atë serbe. “Në këtë takim nuk do të jenë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por përfaqësues politikë kosovarë të një rangu më të ulët”, – është shprehur Vuçiç për “Politika”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje