Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëri-Kosovë – Sociologu i njohur kundër analistëve sportivë: “Janë më palaço se ata të politikës”

Shqipëri-Kosovë – Sociologu i njohur kundër analistëve sportivë: “Janë më palaço se ata të politikës”
May 31
16:07 2018

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës e cila përfundoi me rezultatin 0-3, ka ngjallur shumë polemika përsa i përket nivelit të kombëtares shqiptare. Shumë kritikë në shënjestër kanë pasur trajnerin e kuqezinjve Christian Panucci. Analistët sportivë e jo vetëm nuk i kanë kyrsyer fjalët negative.

Në lidhje me këto ka reagur ashpër sociologu Ergys Mërtiri, i cili me anë të një shkrimi ka analizuar disa nga deklaratat që janë bërë nga analistët si Dritan Shakohoxha, Astrit Hafizi etj. gjatë emisionit të zhvilluar në Digitalb pas ndeshjes, të cilët në studio kanë dhënë komentet e tyre.

Mërtiri shprehet se nuk duhet të qahemi nga analistët poltikë, sepse ata sportivë janë shumë palaço. Theksin e vë tek akuzat e panumërta mbi Panuccin dhe i quan analistët sportivë si mercenarë të Federatës, një togë pushkatimi për hesap të interesave të saj, dhe nuk është se e ka dhe aq seriozisht vetë ndeshjen.

Dy fjalë i ka edhe për ish-trajnerin e Kombëtares Astrit Hafizi dhe akuzat e tij mbi Panucci-n i konsideron të shëmtuara, i cili sipas tij vetëm për etikë profesionale nuk duhej të shprehej ashtu.

“Nëse do të vazhdojmë të vendosim në presion çdo trajner, do të dëmtojmë pa dyshim skuadrën, duke kushtëzuar zgjedhjet e tij, ndërsa mund të çojmë në dorëheqje të vazhdueshme të tyre, duke e futur Kombëtaren në krizë permanente. Që një drejtues të jetë i suksesshëm duhet minimalisht t’i krijohet komoditeti i duhur për të ndërtuar atë ekip që ai mendon se mund të jetë më rezultativ.” – është shprehur ndër të tjera Ergys Mërtiri për Civitas.al. Më poshtë gjeni shkrimin e plotë. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje