Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqetësimet e maturantëve, ministrja Nikolla në konferencë me rektorët. Rama: Më të mirët zgjedhin të parët

Shqetësimet e maturantëve, ministrja Nikolla në konferencë me rektorët. Rama: Më të mirët zgjedhin të parët
September 07
12:12 2016

Pas shqetësimeve që maturantët kanë shprehur lidhur me reformën në arsim, e cila sipas tyre favorizon vetëm një pjesë studentësh, mësohet se Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, do të zhvillojë një konferencë në orën 13:00 të ditës së sotme, ku do të jenë të pranishëm edhe rektorët e universiteteve.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë me “një sqarim me zërin e aplikantëve”, pas pëkaqësisë të shfaqur haptazi nga maturantët edhe në protestën e zhvilluar ditën e sotme përpara Kryeministrisë. Në reagimin  e pak minutave më parë në “Facebook”, ai thekson fillimisht se risi e kësaj reforme në Arsim është që më të mirët zgjedhin të parët.

Ai sqaron në vijim se e drejta për të zgjedhur përcaktohet sipas meritës, me procedura transparente, ku rregullat janë të qarta dhe nga ku do të mbeten jashtë 2 mijë e 600 aplikues, të cilët do të rezultojnë me rezultate më të dobëta se të tjerët.

NJË SQARIM ME ZËRIN E MATURANTËVE

Një nga risitë e Reformës në Arsim është më të mirët zgjedhin të parët!

Po sigurisht, një maturant i shkëlqyer nuk mund të shkojë në tetë, nëntë apo dhjetë degë, ku shpreh fillimisht preferencën dhe del fitues! Deri në 20 shtator, çdo fitues në më shumë se një degë, do të regjistrohet në degën e vetme që do ndjekë dhe, automatikisht, të gjitha vendet e tjera që ka zënë përkohësisht në listën fituese, do të lirohen për shpalljen e fituesve të tjerë.

Pra, e drejta për të zgjedhur përcaktohet sipas meritës, me procedura transparente, jo më në errësirë sipas tarafit apo parasë… Rregullat janë të qarta dhe kush ndjek si duhet procedurat, padiskutim do të ushtrojë të drejtën e vet për shkollim të lartë, sipas meritës.

Suksese dhe mos harroni: Janë 25 mijë kuota për 27 mijë e 600 aplikues, kështu që ata që do mbeten jashtë në fund të procesit, do të jenë një numër i kufizuar e me rezultatet më të dobëta ndër gjithë të tjerët. Prandaj respekt për meritën e secilit dhe durim deri në përfundimin e procesit!

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje