Shpëtim Idrizi del nga koalicioni me PS-në, i bashkohet PD-së
Tashmë Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës do tu bashkohet një tjetër parti, bëhet fjalë për PDIU- Drejtësi Integrim dhe Unitet. Shpëtim Idrizi i ftuar në emision “Top Talk” në Top Channel theksoi se së shpejti forca politike që ai drejton do të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të diskutuar për kalimin dhe bashkimin me opozitën zyrtare dhe mundësive për negociata me Partinë Demokratike e për të qenë pjesë e tyre në zgjedhjet e ardhme vendore.
“Nuk dua t’iu referohem emrave të përveçëm, por ajo që mund të them qartësisht sot është se, në kushtet kur kjo mazhorancë e ka marrë të gjithë tepsinë për vete dhe deklaron se do të hyjë e vetme në zgjedhje, e në kushtet që për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë kemi ndryshim 180 gradë të qëndrimit të kësaj mazhorance dhe të Edi Ramës, në mbledhjen e para dy ditëve të Kryesisë së PDIU-së vendosëm mbledhjen e Këshillit Kombëtar sot për të diskutuar për kalimin në opozitën zyrtare dhe mundësitë e negociatave me Partinë Demokratike, për t’u rreshtuar në këto zgjedhje me koalicionin opozitar”
Burimi: Top Channel
/Blitz.al/