Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthimi në servisin e culularëve, arrestohet i plagosuri dhe ja cfarë është gjetur tjetër në dyqan

Shpërthimi në servisin e culularëve, arrestohet i plagosuri dhe ja cfarë është gjetur tjetër në dyqan
March 13
10:49 2018

Zhvillime të reja kanë dalë në lidhje me shpërthimin e ndodhur një ditë më parë në një dyqan celularësh pranë Drejtorisë së Higjienës në Tiranë

Policia ka arrestuar të plagosurin Gentian Hoxha për armëmbajtje pa leje dhe municion luftarak.

Sipas Ballkanweb gjatë kontrolli në servis atij i janë gjetur 2 kapsolla ende të papaplasura disa qarqe elektrike, tela elektrik përcjellës dhe një mikroskop që dyshohej se përdorej për montimin e bombave.

Sipas informacioneve nga policia në këtë ambient mund të ketë patur edhe lëndë të tjera shpërthyese por ajo ka shpërthyer gjatë incidentit. Një bombë dyshohej se tregtohej 2 mijë euro.

 

Shperndaje