Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthimi në qendër të Parisit, 4 persona humbin jetën

Shpërthimi në qendër të Parisit, 4 persona humbin jetën
January 12
13:53 2019

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në qendër të Parisit mëngjesin e së shtunës. Lajmi është konfirmuar nga policia, e cila thotë se shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise për shkak të rrjedhjes së gazit në një furrë buke.

Siç raportojë mediat vendase një pallat është në flakë dhe  deri tani është raportuar për 4 persona të vdekur dhe 32 të plagosur, 8 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë kalimin në këtë zonë, për shkak se ende vijon të jetë i pranishëm rreziku. Si pasojë e kësaj është shkaktuar zjarr dhe panik në zonë. Imazhet pas shpërthimit janë postuar në Twitter.

Komento
Shperndaje