Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthimi në Kuvendin e Kosovës, merret përsipër sulmi

Shpërthimi në Kuvendin e Kosovës, merret përsipër sulmi
August 05
15:10 2016

Një sulm ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Kuvendin e Kosovës ditën e djeshme. Edhe pse policia është shprehur se është në hetim e sipër për zbardhjen e ngjarjes, Gazeta Express shkruan se një e-mail ka mbërritur në redaksinë e tyre duke marrë përsipër sulmin mbi Kuvendin e Kosovës.

Në e-mail thuhej se sulmi është kryer nga “Rugovasit” dhe vihet re gjuha dialektore e shkrimit. Ata e konsiderojnë sulmin si paralajmërim për qeverinë që mos t’i shesë tokat e Kosovës.

Ja e-maili i plotë:

“Ne Banoret e Rugoves kem dite me derdh gjak kurdoher qe esht lyp me i mbrojt tokat tana.

Rugova nuk ka bjeshk me i dhan Malit te zi. Sulmi qe i kem ba kuvendit asht veq paralajmerim per qeverine qe mos mi shite tokat e Kosoves.

Rugova si e ka mbrojt gjithher me pushk, prap do ta mbroj token e vet. I bajm lutje qeverise mos mi kalu demarkacionin se perndrysh ka me na detyru me ba sulme edhe ma te medha.” /Blitz.al/

Komento
Shperndaje