Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthimi në ish-Bllok, Spitali i Traumës jep informacione për gjendjen e të plagosurve

Shpërthimi në ish-Bllok, Spitali i Traumës jep informacione për gjendjen e të plagosurve
July 15
18:50 2019

Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë ka dhënë informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të personave të plagosur sot, pas shpërthimit të një bombole gazi në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Sipas njoftimit të Spitalit të Traumës, në urgjencë janë paraqitur tre persona, ku pas ekzaminimeve e trajtimit përkatës dy prej tyre do të largohen nga spitali ndërsa 18-vjeçarja me iniciaet E.N do të vijojë të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Njoftimi i Drejtorisë të Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë:

Drejtoria e Spitalit Universitar te Traumës bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 si pasojë e ngjarjes  zonën e ish-Bllokut, janë paraqitur në urgjencë pacientët A.S 23 vjec, E.N 18 vjeç dhe A.R 24 vjeç.

Pacientët i janë nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit përkatës dhe janë në gjendje shëndetësore të kënaqshme.

Pas ndihmës shëndetësore të dhënë pacientët A.S dhe A.R do të largohen nga spitali, ndërsa pacientja E.N do të jetë nën trajtim dhe mbikqyrje mjekësore në spital.

Komento
Shperndaje