Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthimi në Ballsh, reagon Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial: Nuk janë respektuar rregullat teknike

Shpërthimi në Ballsh, reagon Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial: Nuk janë respektuar rregullat teknike
November 11
12:33 2016

Ngjarja e mbrëmshme në qytetin e Ballshit, ku si pasojë e shpërthimit të rafinerisë së naftës humbi jetën një shtetas dhe u plagosën 7 të tjerë, tronditi opinionin publik. Ditën e sotme ka reaguar Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, i cili ka treguar se  ngjarja ka ndodhur gjatë vënies në punë të impiantit të hidropastrimit të karburanteve, pasi nuk ishin respektuar rregullat teknike të shfrytëzimit.

“Ngjarja në impiantin e hidropastrimit të karburanteve, për shkak të mosrespektimit të rregullave teknike të shfrytëzimit. Ngjarja ndodhi gjatë procesit të manovrimit për vënien në punë të separatorit të presionit të ulët. Gjatë vënies në punë të impiantit të hidropastrimit u rrit presioni me hidrogjen 3 herë mbi normalen. Presioni i punës së pajisjes u rrit në mënyrë të menjëhershme dhe nuk funksionoi valvula e sigurimit të pajisjes që bën mbrojtjen e saj. Konkluzionet e ISHTI-t për ngjarjen do t’i vihen në dispozicion prokurorisë për kryerjen e hetimeve prej saj. Do të jetë prokuroria ajo e cila, përmes hetimeve, do të zbardhë plotësisht ngjarjen”, – thuhet në reagimin e ISHTI./Blitz.al/

Komento
Shperndaje