Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthimi në Athinë, dyshime për akt terrorist

Shpërthimi në Athinë, dyshime për akt terrorist
October 13
10:14 2016

Një librari në qendër të kryeqytetit grek ka qenë në shënjestër të një sulmi me bombë mbrëmjen e djeshme. Fatmirësisht, shpërthimi nuk ka shkaktuar viktima, por dëme materiale.

Ai u regjistrua orët e vona të mbrëmjes, pak pas një telefonate paralajmëruese. Policia greke bën të ditur se sulmi me bombë ndodhi në afërsi të një stacioni policor, në lagjen ku grupet militante anarkiste vijojnë të jenë aktive.

Kjo shton dyshimet e autoriteteve vendase se ky është një akt terrorist i grupimeve ekstremiste të majta. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje