Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthimi në Ansbach të Gjermanisë, ISIS merr përsipër atentatin

Shpërthimi në Ansbach të Gjermanisë, ISIS merr përsipër atentatin
July 25
18:00 2016

Bilanci i atentatit të mbrëmshëm në Ansbach të Gjermanisë është prej 1 të vdekuri dhe 15 të plagosurish, prej të cilëve 4 në gjendje të rëndë!

Viktima është vet atentatori Mohammed Delel të cilit i ishte refuzuar kërkesa për azil. Sipas autoriteteve ai do të ekstradohej në Bullgari.

Sipas informacioneve, 27-vjeçari kishte prej kohësh probleme mendore dhe disa herë kishte tentuar të vriste veten.

Gjatë ditës së sotme ISIS ka marrë përsipër sulmin e djeshëm pranë një koncerti që po zhvillohej, duke deklaruar se Delel ishte një ushtar i Kalifatit.
Agjencia e shtypit ‘Amaq’ që përcjell lajme nga Shteti Islamik raporton se sulmi ishte kryer me kërkesë të xhihadistëve si pjesë e luftës për të goditur shtetet që marrin pjesë në koalicionin kundër ISIS.   /Blitz.al/

Komento