Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthimi i eksplozivit tek Tirana e Re, zbardhet objektivi i autorëve

Shpërthimi i eksplozivit tek Tirana e Re, zbardhet objektivi i autorëve
May 31
11:46 2016

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me eksploziv rreth orës 01:30 në një banesë në rrugën “Margarita Tutuani” në kryeqytet. Nga kamera e sigurisë zbulohet se një person i maskuar, i veshur me të zeza, ka vendosur një sasi lënde eksplozivi të lidhur me një fitil dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Në çastin e shpërthimit, në korridor ka qenë e pranishme një banore e pallatit, e cila është përplasur pas një dere dhe është rrëzuar me të. Lënda shpërthyese është vendosur në afërsi të banesës së shtetasit Naim Kacori. Gjatë marrjes në pyetje, pronari i banesës ku u vendos tritoli ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person.

Etiketimet
Shperndaje