Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthimi i bombolës së gazit në Vlorë, dy të plagosur. Pranga pronarit

Shpërthimi i bombolës së gazit në Vlorë, dy të plagosur. Pranga pronarit
July 12
09:09 2016

Policia e Vlorës ka vënë në pranga pronarin e pikës së furnizimit me gaz në qytetin e Vlorës, një ditë pas shpërthimiy të gazit. Është arrestuar Gazmor Lelo, 41 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të caktuara për mbajtjen, përdorimin, ruajtjen dhe shitjen e prodhimit të lëndëve djegëse (gaz).

Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në orën 17:35 të pasdites së djeshme, mbetën të plagosur dy persona: N. C., 67 vjeç dhe Gj. Xh., 53 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal disa minuta më vonë.

Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioactive”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje