Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim tritoli në Shkodër, s’ka të lënduar

Shpërthim tritoli në Shkodër, s’ka të lënduar
April 19
09:26 2016

Një shpërthim tritoli është shënuar gjatë natës në një lokal në qytetin e Shkodrës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen “Fermentimi”, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar persona të lënduar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që nuk dihet arsyeja e vendosjes së lëndës plasëse.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorit. Në pyetje është marrë edhe pronari i lokalit, për të zbuluar nëse ai ka pasur konflikt me ndonjë person.

Komento
Etiketimet
Shperndaje