Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim tritoli në Bulqizë, nis hetimi

Shpërthim tritoli në Bulqizë, nis hetimi
April 25
09:36 2016

Një shpërthim tritoli është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë. Mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në një automjet në pronësi të shtetasit me iniciale R. L., që në momentin e shpërthimit ishte parkuar përpara banesës së tij.

Fatmirësisht, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës. Një ndër pistat që do hetohet është ajo e konflikteve të pronarit me persona të tjerë.

Etiketimet
Shperndaje