Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim në Turqi, 30 të vdekur dhe 90 të plagosur

Shpërthim në Turqi, 30 të vdekur dhe 90 të plagosur
August 21
09:19 2016

Një shpërthim i ndodhur gjatë një dasme në qytetin jugor turk Gaziantep ka vrarë 30 persona dhe ka plagosur 90 të tjerë, referuar të dhënave zyrtare të autoriteteve turke. Presidenti Recep Tayyip Erdogan u shpreh se ka të ngjarë që akti i rëndë të jetë kryer nga Shteti Islamik.

Shpërthimi, i cili ndodhi në një zonë të populluar nga studentët, u dëgjua në të gjithë qytetin. Qyteti turk i Gaziantep, i cili ndodhet në kufi me Sirinë, është i njohur për ekzistencën e disa qelizave të Shtetit Islamik.

Një sulm i ngjashëm u shënua edhe në muajin maj, kur mbetën viktima dy policë. Ndërkohë, ende nuk është marrë përgjegjësia e këtij akti. Turqia është goditur nga një seri bombash të ISIS-it dhe militantëve kurdë përgjatë këtij viti dhe atij të kaluar. Sulmi më i fundit i kryer nga Shteti Islamik, në aeroportin e Stambollit në qershor, vrau më shumë se 40 njerëz. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje