Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim në një stacion autobusi në juglindje të Turqisë, 6 të vrarë dhe 23 të plagosur

Shpërthim në një stacion autobusi në juglindje të Turqisë, 6 të vrarë dhe 23 të plagosur
March 31
15:09 2016

Një shpërthim është regjistruar gjatë ditës së sotme në një stacion autobusi në krahinën juglindore të Turqisë, Dijarbakir, një vend me komunitet kurd. Sulmi mësohet të ketë ndodhur në stacion gjatë kalimit të një makine policie.

Forcat e policisë dhe autoambulanca ka mbërritur në vendngjarje. Sipas kanalit televiziv turk “Haberturk”, u tha fillimisht se të paktën shtatë persona kanë mbetur të plagosur. Nga informacionet më të fundit, thuhet se si pasojë e shpërthimit të shënuar në stacionin e autobusit, kanë mbetur të vrarë gjashtë policë dhe janë plagosur 23 persona, përfshirë 14 oficerë të policisë.

Nga raportet fillestare dyshohet se pas këtij sulmi qëndron Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

Kryeministri Ahmet Davutoglu kishte planifikuar të vizitojë këtë krahinë më 1 Prill.

Etiketimet
Shperndaje