Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim në HEC-in e Gjegjanit, autorët lidhën rojen

Shpërthim në HEC-in e Gjegjanit, autorët lidhën rojen
May 25
09:38 2016

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në hidrocetralin e Gjegjanit në Pukë. Fatmirësisht përveç dëmeve të shumta materiale, nuk janë shkaktuar viktima në njerëz. Mësohet se menjëherë pas shpërthimit është pezulluar puna në këtë hidrocentral.

Lidhur me skemën e ngjarjes, dyshohet se dy persona  të paidentifikuar kanë lidhur rojen e objektit rreth 600metra larg dhe më pas i kanë vendosur lëndën shpërthyese hidrocentralit. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i drejtuesve të hidrocentralit me banorët e zonës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimin.

Komento
Etiketimet
Shperndaje