Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim në Athinë. 1 e vdekur, 6 të plagosur

Shpërthim në Athinë. 1 e vdekur, 6 të plagosur
December 01
10:44 2016

Një shpërthim i fuqishëm raportohet se ka ndodhur në kryeqytetin grek të Athinës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal në qendrën “Viktoria” në Athinë dhe personi i vdekur është një grua 38-vjeçare.

Menjëherë pas ngjarjes, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.

Pas hetimeve të para ka rezultuar se shkaku i shpërthimit ishte një cilindër gazi, i cili ka marrë flakë duke shkaktuar plasjen.

Nga fuqia e shpërthimit janë dëmtuar edhe disa mjete të parkuara në pjesën e jashtme të lokalit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje