Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim tritoli në Fushë-Krujë, dëme të shumta materiale

Shpërthim tritoli në Fushë-Krujë, dëme të shumta materiale
May 11
09:29 2016

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë. Mësohet se rreth orës 03:00 të mëngjesit, një shpërthim ka ndodhur në një servis kompjuterësh në lagjen “Kastrioti” në afërsi të qendrës së qytetit.

Nga raportimet e para, flitet se objektit i ishte vendosur lëndë plasëse tritol. Fatmirësisht, shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, por dëme të shumta materiale pasi ka prekur edhe biznese të tjera pranë vendit ku ishte vendosur tritoli.

Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ka marrë në pyetje pronarin e biznesit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje