Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim i kontrolluar i eksplozivit, reagon kreu i komisionit, Murat Meha

Shpërthim i kontrolluar i eksplozivit, reagon kreu i komisionit, Murat Meha
August 09
16:46 2016

Policia e Kosovës ka arritur të shmangë në kohë shpërthimin e eksplozivit të vendosur në banesën e kreut të Komisionit Qeveritar për Demarkacionin, Murat Meha. Njësia Speciale në Policinë e Kosovës ka kryer shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit që u gjet në oborrin e banesës.

Nuk ka vonuar reagimi i kryetarit të Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufijve, Murat Meha. “Ky është një sulm ndaj familjes time që po bëhet prej dorëz së zgjatur që po mundohen të rrezikojnë gjithçka madje edhe familjen time”, ka thënë ai për “Zëri.net”.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje