Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-bllokut në Tiranë, dy të lënduar

Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-bllokut në Tiranë, dy të lënduar
July 15
12:49 2019

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak minuta më parë në zonën e ish-bllokut në Tiranë, më saktësisht në rrugën “Vaso Pasha”.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombël gazi, brenda një apartamenti, ndërkohë që dëshmitarët në vendngjarje tregojnë për zhurmë shumë të fuqishme dhe për tronditje të të gjithë zonës. Raportohet  dhe për dy persona që kanë mbetur të lënduar, dy vajza që janë dërguar drejt spitalit.

“BalkanWeb” ka siguruar videon e shpërthimit të bombolës së gazit, që siç duket ka krijuar panik të madh te qytetarët.

Shpërthimi siç duket ka qenë i fuqishëm, ndërsa forca të shumta policore dhe zjarrfikëse kanë rrethuar zonën dhe pritet të evakuojnë pallatin, pasi tymi i madh rrezikon të asfiksojë edhe banorë të tjerë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje