Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim i fuqishëm në Spanjë, mbi 70 të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në Spanjë, mbi 70 të plagosur
October 02
11:39 2016

Më shumë se 70 persona janë plagosur, katër ndër ta në gjendje kritike për jetën, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në Spanjë.

Mësohet se një rrjedhje gazi në afërsi të qytetit spanjoll Velez-Malaga është bërë shkak për shpërthimin e që ka shkaktuar dhjetëra të lënduar. Autoritetet vendase bëjnë të ditur se shpërthimi ndodhi në një restorant gjatë një festivali që po mbahej në qytet.

Gazeta lokale “La Opinion” bëri të ditur se kuzhinieri shprehu shqetësimin pak minuta përpara shpërthimit.

Shkaku i shpërthimit mund të ketë qenë një rrjedhje gazi, – u tha gazetarëve lokalë, kryebashkiaku i qytetit, Antonio Moreno Ferrer. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje