Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës
October 12
22:51 2016

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një shpërthim në qendër të Athinës, në zonën Eksarkia.

Rreth orës 22:00 sipas orës lokale, në një redaksi gazete është njoftuar nëpërmjet telefonit për një bombë. Telefonuesi  ka kërkuar që të mos merret si shaka dhe paralajmërimi është bërë në gjuhën greke.

Shpërthimi ndodhi në një librari dhe ka shkaktuar shumë dëme materiale, por nuk raportohen të lënduar ose viktima. Në vitin 2008 e njëjta librari është sulmuar me molotov.

Sipas policisë, mund të ketë një tjetër pako dyshuese por ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Autoritetet greke nuk kanë dhënë asnjë sqarim në qoftë se ky mund të jetë një sulm terrorist ./Blitz.al/

Komento
Shperndaje