Blitz

 Breaking News

Shpërthim i fuqishëm në një byrektore në Tiranë, plagosen punonjëset

Shpërthim i fuqishëm në një byrektore në Tiranë, plagosen punonjëset
January 15
10:03 2020

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Yzberisht të Tiranës, i shkaktuar nga mos funksionimi i bomblave të gazit.

Sipas “Balkanweb” janë lënduar pronarja Ardjana Mesi dhe punëtorja e njëkohësisht bashkëpronarja, Klodiana Simeci.

Dy të plagosurat janë dërguar menjëherë në spital, ku fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mësojet se pronarja e byrektores, Ardjana Mesi, ka pësuar lëndime në njërin sy, pasi nga shpërthimi një nga xhamat e thyer i ka depërtuar në sy.
Ndërkohë Klodiana Simeci ka pësuar shembje, pasi forca e shpërthimit e ka rrëzuar në tokë. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat po bëjnë këqyrjen e bombolave të gazit, që ishin me madhësi 20 litra. Ndërkohë, që në vendin e ngjarjes pritet të mbërrijnë edhe ekspertët e ISHTI-it, për të parë nëse bombolat ishin jashtë funksionit.
https://youtu.be/1DHGiHin7fI
/Blitz.al/
Share