Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim i fuqishëm në Antalya, rreth 12 të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në Antalya, rreth 12 të plagosur
October 25
10:57 2016

Shpërthimi i një automjeti ka tronditur ditën e sotme Antalyan, një destinacion turistik mjaft i preferuar. Dëshmitarë okularë në vendngjarje janë shprehur se dritare të shumta u thyen dhe dhjetëra njerëz u gjakosën.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur dhjetëra të pranishëm në vendngjarje. Kryetari i bashkisë, Menderes Turel, ka deklaruar se vijon të mbetet i panjohur shkaku i shpërthimit të makinës të parkuar në parkingun e godinës të Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë. Sipas tij, mundet që ky incident të mos jetë rezultat i ndonjë akti terrorist.

Rreth 10-12 persona kanë mbetur të plagosur, megjithatë ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shpërthimi dëmtoi të paktën katër makina në zonën e parkimit. Shpërthimi ndodhi ndërkohë që punonjësit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ishin duke mbërritur për të nisur ditën e punës, disa orë përpara një takimi që ishte përcaktuar të zhvillohej.

Ende nuk dihen përgjegjësit e këtij sulmi, por militantët kurdë dhe ekstremistët e majtë kanë organizuar sulme të ngjashme në të kaluarën. /Blitz.al/

antalyaa

Komento
Etiketimet
Shperndaje