Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim eksplozivi në shtëpinë e një punonjësi policie

Shpërthim eksplozivi në shtëpinë e një punonjësi policie
November 25
09:17 2016

Nga Anduena Llabani

Më 25.11.2016, rreth orës 02:25, ka ardhur një telefonatë te numri i emergjencave 112, se në Fushë-Prezë është dëgjuar një shpërthim.

Menjëherë janë dërguar shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar se në katin e dytë të banesës së shtetasit A. K., me detyrë punonjës policie në Rinas, dyshohet se kanë vendosur një sasi të vogël lënde eksplozive.

Nga shpërthimi i kësaj lënde të dyshuar eksplozive ka pasur vetëm dëme të lehta materiale. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të mesnatës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniforma të shumta policie. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm të kësaj vepre./Blitz.al/

Komento
Shperndaje