Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthen në flakë makina e ish-kandidates për deputete

Shpërthen në flakë makina e ish-kandidates për deputete
October 29
10:43 2017

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Tepelenë. Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mustafa Matohiti” të qytetit Tepelenë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimi zjarrfikës dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se automjeti tip “Benz”, me targa AA 400 LH, në pronësi të shetases E.B, ishte përfshirë nga flakët dhe për pasojë ishte djegur pothuaj plotësisht.

Mjeti në moment që është përfshirë nga flakët ka qenë i parkuar. Nga veprimet e para hetimore të kryera, si dhe nga deklarimet e dhëna nga bashkëshorti i shtetases Erjola Braha, dyshohet se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.

Mësohet se mjeti është në pronësi të Erjola Brahas, ish-drejtoreshë e spitalit Tepelenë dhe ish -kandidate e LSI-së në zgjedhjet e fundit. Ajo nuk ka bërë denoncim në polici, duke pretenduar se kish lënë dritat ndezur. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje