Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthen motorri i avionit me 143 pasagjerë në bord, 1 person humb jetën dhe …

Shpërthen motorri i avionit me 143 pasagjerë në bord, 1 person humb jetën dhe …
April 18
10:29 2018

Një avion i kompanisë SouthWest Airlines 1380 ka bërë një ulje emergjente në Filadelfia për shkak të një motori i cili ka shpërthyer në flakë gjatë fluturimit. 143 persona kanë qenë në bord dhe nga incidenti 1 person ka humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shkëputja e motorit Boeing 737-700 ka shkaktuar dëme në një dritare të cilën e ka thyer por gjithashtu në krahun e avionit dhe në trungje. Në momentin e shpërthimit  është dëgjuar një zhurmë e fuqishme dhe motori i krahut të  majtë është ndarë pjesërisht.

Një grua e cila ka qenë pranë dritares që është dëmtuar nga motori ka dalë  jashtë avionit por që është kapur më pas nga personat që ishin ngjitur me të. Pasagjerët kanë qenë në panik, ndërkohë kanë vendosur maskat e oksigjenit dhe pilotët kanë dhënë udhëzimet e tyre për një ulje emergjente. Pasagjerët kanë zbarkuar në një mënyrë të sigurt dhe çdo gjë ka shkuar shumë mirë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje