Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthen makina e zyrtares së DAR në Shkodër, policia zbulon detajet

Shpërthen makina e zyrtares së DAR në Shkodër, policia zbulon detajet
October 11
09:16 2017

Pak pas mesnate një makinë Wolskwagen ka shpërthyer në qendër të qytetit të Shkodrës, në zonën e quajtur “Dollari”. Makina ka qenë në pronësi të Drejtorisë Arsimore Rajonale.

Sipas të dhënave të para për Ballkanweb makina me targë AA700IY i përket inspektores së Drejtorisë Arsimore Rajonale në Shkodër, Frida Kopliku dhe nga hetimet e para dyshohet se asaj i është vendosur lëndë eksplozive, tritol.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por për fat nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet paraprake./Blitz.al/

Shperndaje