Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthen Lulzim Basha: “Nuk ka Prokuror të Përgjithshëm nga Edi Rama ose do të përballet me përgjigjen më të fortë nga opozita”

Shpërthen Lulzim Basha: “Nuk ka Prokuror të Përgjithshëm nga Edi Rama ose do të përballet me përgjigjen më të fortë nga opozita”
December 11
17:07 2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer sot sërish përgjigje Edi Ramës për tu ulur dhe negociuar për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm deri në formimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Basha tha se PD nuk do të bashkëpunojë me askënd që e fton të shkelë Kushtetutën.

“Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5 dhe nuk mund të zgjidhet pa vetting. Pse 1 vit e gjysmë pas reformës në drejtësi Rama do të emërojë një prokuror vetëm me votat e maxhorancës? Për të mbrojtur paratë e pista të drogës, për të mbyllur dosjet e krimit, Tahirit, Habiljave, Balilajve, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, Vasgjush Dakos. Me ligjin që vetëm Rama ka caktuar ky prokuror ka fuqi të transferojë apo pezullojë prokurorët”, tha Basha.

Sipas tij “skema është e qartë, Edi Rama ia ka dalë të sabotojë procesin e ngritjes së KLP-së, dhe tani na fton të shkelim Kushtetutën. Kjo është e papranueshme. Nuk ka dhe nuk mund të ketë bashkëpunim nga PD me një keqbërës që do të shkelë kushtetutën. Thirrja ime e vetme ndaj Ramës është të zbatojë Kushtetutën sepse e ka për detyrë. Nëse Edi Rama vepron në kundërshtim me kushtetutën për të futur në dorë Prokurorin e Përgjithshëm, do të përballet me përgjigjen më të fuqishme nga opozita”, theksoi më tej kreu i demokratëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje