Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthen kapiteni i kombëtares Belge: “Futbolli njësoj si prostitucioni dhe trafiku i drogës”

Shpërthen kapiteni i kombëtares Belge: “Futbolli njësoj si prostitucioni dhe trafiku i drogës”
October 12
17:38 2018

Një skandal që ka përfshirë futbollin belg ka marrë vëmendje të madhe. Kjo ka bërë që futbollistët belg që luajnë jashtë vendit të mos ndihen mirë. Për atë çfarë po ndodh ka folur edhe Vincent  Kompany, mbrojtësi i Mnachester City si dhe kapiteni i kombëtares belge.

Ai nuk i ka kursyer komentet edhe të ashpra në një prononcim për “VTM Nieuws” dhe është përjekur të bëj një analizë më të përgjithshme;

“Është akoma herët për të folur mbi përgjegjësinë individuale por në futboll nuk mund të habiteshnga një skandal i tillë. Futbolli është më afër sjelljeve të ndryshme, tipike të botës së prostitucionit, trafikimit të drogës dhe qënieve njerëzore. Janë mjedise ku qarkullojnë shumë para dhe ku ekziston gjithmonë mundësia e pagesave të paregjistruara. Ajo që nuk kuptoj është pse nuk ka transparencë në nivel kombëtar. Ka shumë spekulime rreth pagave të lojtarëve, tranjerëve por askush nuk kujdeset që këto paga të bëhen publike. Duhet ta bëjmë futbollin plotësisht transparent dhe të gjithë të llogarisim atë që fitojmë. Menaxherët janë të nevojshëm për të mbrojtur interesat e lojtarëve dhe klubeve, por nuk e kuptoj pse nuk mund të bëhet gjithçka në dritën e diellit”, përfundon Vincent Kompany.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje